Hollywood bën film për bin Ladenin

Nga Express më 02 maj 2011 në ora 22:42
Regjisorja e njohur Kathryn Bigelow po punon rreth një filmi të ri të quajtur "Kill bin Laden", i cili pritet të xhirohet së shpejti lidhur me vrasjen e kreut të rrjetit terrorist Al Kaida nga forcat e Shteteve të Bashkuara.
Bigelow, gruaja e parë regjisore, e cila fitoi çmimin Oskar, ka filluar të planifikojë xhirimin e filmit në javët e ardhshme, transmeton DPA.
Fillimisht filmi mendohej të bëjë fjalë për një mision të dështuar të forcave amerikane për të vrarë kreun e Al Kaidës në rajonin kufitar ndermjet Afganistanit dhe Pakistanit.
Por, pas aksionit të djeshëm në Pakistan, versioni i ri i filmit do të plotësohet me "përfundim të suksesshëm". /rel/