E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ferrell i zhgënjyer

Nga Express më 02 maj 2011 në ora 09:47

Komiku Will Ferrell ka deklaruar se bosët e studios filmike Paramount “janë idiotë” që refuzojnë të realizojnë një vazhdim të komedisë nga viti 2004, “Anchorman: The Legend of Ron Burgundy”.

Aktori ishte caktuar ta përsëriste rolin e tij në vazhdimin e dytë të këtij filmi, i cili u anulua nga studioja në vitin e kaluar, duke e lënë Ferrellin, regjisorin Adam McKay dhe fansat të zhgënjyer.

“Kishim planifikuar të bënim një mjuzikël në Broadway dhe pastaj të realizonim një film të dytë pas shfaqjes skenike. Secilit që ia themi idenë, i pëlqen, përveç studios që ka të drejtat. Topi është në fushën e tyre, mirëpo ata po tregohen idiotë”, ka thënë Ferrell.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›