Anulon disa koncerte

Nga Express më 02 maj 2011 në ora 09:46
Ikona e muzikës hip-hop, Sean Combs, ka anuluar një numër koncertesh të caktuar të mbaheshin si pjesë e turneut të tij “Diddy Dirty Money”, për shkak të problemeve logjistike.
Organizuesit kanë njoftuar për anulimin e koncerteve në Florida dhe Missouri duke thënë se çështjet teknike e kanë pamundësuar që Sean Combs të ofrojë më të mirën për fansat në këto vende.
Ndërkaq, koncertet në Kaliforni dhe Arizona do të mbahen sipas planit.