E Shtunë, 31 Tetor 2026

ALQU: Zgjedhjet e 8 majit plotësuan standardet evropiane

ALQU prezantoi sot në një konferencë për shtyp raportin përfundimtar për zgjedhjet lokale, ku theksohet se standardet e kërkuara nga Bashkimi Evropian dhe Këshilli i Evropës u plotësuan.

Aty theksohet se zgjedhjet ishin konkurruese, transparente dhe hodhën themelet për zgjedhjet e ardhshme.
Vendimin e KQZ-së për të numëruar votat e hedhura në kutitë e gabuara dhe për t’i përfshirë ato në tabelat përmbledhëse përfundimtare, ALQU e vlerëson si një hap pozitiv dhe mundësi për numërimin e çdo vote të qytetarëve.

“Situata paszgjedhore u karakterizua nga një mjedis i politizuar, me sulme personale dhe demonstrata nga ana e opozitës dhe pavarësisht thirrjeve të përsëritura nga presidenti dhe kryeministri, në shumë bashki dhe komuna u vu re dhunë”, thuhet në raportin e ALQU-së.

Unioni Shqiptar për Cilësinë e Jetës theksoi se nga ana e mediave pati njëasnshmëri gjatë raportimeve, ndërsa policia tregoi profesionalizëm në përmbushje të misionit të saj. /Start/

                                                                                             2011-08-11 13:10
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›