Holtkemper:Për 8 majin, flas pas OSBE/ODIHR-it
Ambasadorja gjermane, Carola Müller- Holtkemper tha sot se për zgjedhjet lokale të 8 majit do të flasë pasi të ketë në dorë raportin përfundimtar të OSBE/ODIHR
Pa raportin e OSBE-së s mund të konstatojmë vullnetin e zgjedhësve- tha ajo.
Gjatë një vizite të saj në qytetin e Korçës, Holtkemper theksoi se Shqipëria ka nevojë për reforma, duke bërë thirrje që palët politike duhet të bashkohen për t’i realizuar ato.
Ajo shtoi gjithashtu, se është i nevojshëm një Kod i ri Zgjedhor.