E Shtunë, 31 Tetor 2026

Holtkemper: Ora po vete 12 - bashkëpunoni për progresin

Ajo kërkon të fillohet me realizmin e rekomandimeve të OSBE.“Të dyja palët kanë deklaruar për opinionin publik, apo për delegacione të ndryshme se kanë dëshirën për të bashkëpunuar me njeri – tjetrin dhe unë pikërisht këtyre deklaratave do të doja t'u përmbahem. Hapat e parë në lidhje me këtë kontekst kanë ndodhur tashmë.

Ky është një fakt që dëshirojmë ta përshëndesim dhe i inkurajojmë të dyja palët që të ecin kundrejt njeri – tjetrit për të bashkëpunuar në mënyrë konstruktive në rradhë të parë në parlament, si dhe në kuadër të punës me komisionet parlamentare atje. Opozita është kthyer ne parlament tashmë dhe asaj i nevojitet hapësira e nevojshme e lëvizjes për të përmbushur misionin e saj si një opozitë e një sistemi demokratik. Dhe kjo hapësirë i duhet krijuar”, deklaroi ajo për DW.

E pyetur për raportin e Bashkimit Evropian që do të shpallet në Tetor, ambasadorja tha se klasa politike në Shqipëri duhet të nisë bashkëpunimin për reformat dhe se ora nuk duhet të ndalet tek raporti. “Raporti i ardhshëm i progresit nga Komisioni Evropian për Shqipërinë do të publikohet pas më pak se një muaji. Për këtë arësye gjatë kësaj jave patëm vizita të rëndësishme në Shqipëri sikurse ishte ajo e dy ministrave të jashtëm të Italisë dhe Greqisë, apo dhe ajo e dy deputetëve gjermanë, njëri i mazhorancës dhe tjetri i opozitës në Bundestag.

Ata kanë zhvilluar bisedime të nivelit të lartë politik në Shqipëri dhe mesazhi ka qenë i qartë dhe konsistent: apelojmë si te qeveria, ashtu dhe te opozita për të bashkëpunuar në mënyrë konstruktive në të mirë të progresit. Ora tashmë është disa sekonda para 12-s. Ne nuk presim që ora të ndalojë këtu, ne nuk presim gjithashtu surpriza të cilat do të na vinin si të befta. Periudha e vëzhgimit të Shqipërisë nga ana e Komisionit Evropian – e kemi përsëritur disa herë- është në përfundim dhe pjesa më e rëndësishme ka qenë deri përpara verës”, shtoi ajo. /Start/

                                                                                             2011-09-17 09:11
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›