E Shtunë, 31 Tetor 2026

One Stop Shop licencat e projekteve energjitike

Thjeshtohen procedurat për licencimnt e projekteve energjetike.Task Forca Rregullatore e mbledhur nën drejtimin e kryeministrit  mori në shqyrtim sistemin e ri të rregullave procedurale për funksionimin e sportelit unik (one stop shop) për licencat e energjisë.
Kryeministri Berisha duke vlerësuar këtë hap tha se burokracia shqiptare, sic tha ai  ka qenë jashtëzakonisht problematike, por me reformat e ndërmarra është bërë e mundur që barra qeveritare mbi të të disiplinohet, e të zvogëlohet.

“Shqipëria renditet në grupin e 10 vendeve më të mira në botë përsa i përket ndërhyrjes së qeverisë. Historiku i zhvillimit fakton se sa më i thjeshtë dhe i vetëpërmbajtur të jetë kjo ndërhyrje aq më shumë zgjerohen hapësirat e lirisë, luftohet korrupsioni dhe lehtësohet zhvillimi ekonomik i vendit”- tha Berisha.

Pasditen e se një enjtes  kryeministri ishte  në komunën Remas, në Lushnje, ku mori pjesë në inaugurimin e rrugës Pushimi i Shoferit – Divjakë, me gjatësi 24 kilometër dhe vlerë rreth 1.2 miliardë lekë.

“Ekonomia shqiptare është një ekonomi solide e cila këtë vit do të ketë një rritje rreth 5%. Ekonomia shqiptare është një ekonomi solide e cila ka bërë të mundur që këto vite Shqipëria të asfaltojë 8 mijë kilometra rrugë e më shumë”- tha Berisha.

Kryeministri Berisha shprehu, gjithashtu, angazhimin se qeveria do të mbështesë çdo projekt që komuna dhe këshilli i komunës do të hartojnë bashkërisht për tua lehtësuar dhe përmirësuar jetën banorëve të tyre.

Taulanta Boja

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›