Rregjistrimi I popullsise nje rregjistrues per 80-120 banesa

Për rregjistrimin e popullsisë dhe banesave, një anketues do të ketë në ngarkim 80-120 banesa në total. Drejtoresha e INSTAT-it, Ines Nurja ka ndarë detyrat mbi mënyrën sesi do të operohet në terren për grumbullimin e të dhënave brenda muajit tetor. Në një seminar për censusin, drejtoresha e INSAT ka mbledhur donatorët për t’i treguar planin e veprimit.
“INSTAT ka angazhuar të gjithë stafin e tij maksimalisht I cili punon maksimalisht për të realizuar me sukses këtë process I cili do të shërbejë për të dhënë të dhëna sa më cilësore statistikore. Gjithashtu, për të siguruar që ky census të jetë jo vetëm afër realitetit shqiptar, por edhe standarteve europiane, bashkë me ne janë duke punuar edhe ekspertë të huaj të cilët kanë asistuar gjatë gjithë procesit dhe janë bërë pjesë integrale e tij”- tha Ines Nurja.
Në gjithë rajonin, vende si Sllovenia, Kroacia dhe Mali i Zi kanë përfunduar regjistrimin e popullsisë brenda muajit prill të këtij viti. Greqia e përfundoi atë në maj, ndërsa në muajin tetor do të mbyllin procesin paralelisht me Shqipërinë vende si Italia, Maqedonia dhe Serbia. Ndërsa Bosnje-Hercegovina pritet ta përfundojë rregjistrimin e popullsisë në vitin 2012.
Erjon Ajazi