E Shtunë, 31 Tetor 2026

Debati për mandatin e socialistëve vijon sot në Kuvend

Debati i ditëve të fundit mes socialistëve dhe demokratëve për mandatin e lënë vakant nga deputetja Rudina Seseri do të vijojë në seancën e sotme parlamentare.

Zëvendësimi i mandatit të deputetes socialiste të qarkut të Durrësit është shoqëruar me debate në Këshillin e Mandateve mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës.

Në sencën e ditës së sotme do të votohet për plotësimin e vendeve vakante në institucione.

Gjithashtu në rendin e ditës janë parashikuar pr/ligji për shoqëritë bujqësore dhe projektligji Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në Konventën Ndërkombëtare Për thjeshtimin dhe harmonizimin e procedurave doganore, bërë në KYOTO, më 18 maj 1973 (e ndryshuar).

Në seancën e sotme është parashikuar edhe një interpelancë me ministrin e  Punëve Publike dhe Transportit, Sokol Olldashi, e cila është kërkuar nga deputeti socialist Erjon Braçe.  / G.N.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›