E Shtunë, 31 Tetor 2026

Holtkemper: Presidenti i ri të jetë mbi palët

“Për ne është e rëndësishme që Presidenti të zgjidhet në përputhje me Kushtetutën e Shqipërisë. Dhe Kushtetuta e Shqipërisë tregon qartë preferencën e vet për një kandidat mbipartiak si në personin e Presidentit, ashtu edhe në procedurat e zgjedhjes: Presidenti duhet të përfaqësojë unitetin e popullit, nuk duhet të ushtrojë asnjë funksion tjetër publik apo veprimtari private”, ka deklaruar ajo.

Ambasadorja thotë se mënyra e zgjedhjes së Presidentit në Shqipëri është pak a shumë i krahasueshëm me Gjermaninë.  “Prej Presidentit të ardhshëm presim të angazhohet në detyrën e tij si Kryetar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë për reformën e sistemit të drejtësisë me qëllim ndërtimin e shtetit ligjor”, theksoi ajo për DW.

E pyetur nëse dorëheqja e presidentit gjerman Wulf për shkak të presionit të medias mund të funksionojë edhe në realitetin shqiptar, ambasadorja Holtkemper nënvizoi se korrupsioni në Gjermani është i patolerueshëm. /Start/

                                                                                             2012-02-22 10:07
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›