E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kodheli: Nano kandidat potencial për President

Përveç disa eksponentëve të kësaj partie, mbrëmë edhe deputetja Mimi Kodheli, e njohur për qëndrimin e vazhdueshëm pro kryetarit Rama, tha se Nano i ka të gjitha shanset për të qenë Presidenti i ri i vendit.

“Ish-kreu i Partisë Socialiste, Fatos Nano i ka të gjitha mundësitë për të kandiduar për postin e presidentit të ri të vendit", deklaroi Kodheli.  

E ftuar në një emision televiziv, Kodheli tha se "gjithsecili që e meriton dhe kalon këtë proces dhe merr votat siç e kërkon Kushtetuta mund të jetë president".

 "Pse jo edhe Nano. Është një person që i ka dhënë politikës shqiptare dhe është një njeri që duke dalë mbi palët, është një ndër kandidaturat që mund të hyjë në këtë proces. Sepse i rëndësishëm është procesi, nëse është transparent, i drejtë, jo abuziv”, deklaroi Kodheli.  Kodheli tha më tej se, Presidenti i ri i vendit duhet të dalë nga një tryezë konsensusi. Ajo shprehu vullnetin e PS-së për tu ulur në tryezë me Partinë Demokratike.

 “Duhet të këtë një mënyrë diskutimi në një tryezë konsensusi, që të na çojë tek kandidatura më e mirë. Të gjitha rrugët janë të hapura. Ne jemi të gatshëm t’i hyjmë këtij procesi me dëshirën e mirë të PD-së", tha ajo. /Start/

                                                                                             2012-02-22 10:07
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›