Pritet të mbërrijë sot trupi i dëshmorit Feti Vogli
TIRANË- Pritet te mberrije sot ne atdhe trupi i kapitenit Feti Vogli, që ra në krye të detyrës në Kandahar, ku ishte pjesë e kontingjentit Eagle 4.
Ai u shpall dje Dëshmor i Atdheut, nderkohe qe per te do te oranizohet nje ceremoni shteterore percjellese per ne banesen e fundit.
Lidhur me procedurat për ceremoninë e varrimit të kapiten Voglit është ngritur komisioni për ceremoninë në Ministrinë e Mbrojtjes. Atij i është dhënë statusi Dëshmor i Atdheut dhe varrimi do të bëhet në varrezat e Dëshmorëve të Kombit. Lidhur me kohën dhe detajet e tjera të ceremonisë shtetërore do të ketë komunikime pasi të jetë njoftuar koha e mbërritjes së trupit të tij në atdhe- tha dje Ministria e Mbrojtjes.