E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vrasja e laborantes dentare, pranga bashkëshortit

Vrasja e Eleni Bashos, laborantes dentare që u ekzekutua 20 ditë më parë në afërsi të banesës së saj, duket se ka hyrë në rrugën e zbardhjes.

Policia ka vënë në pranga si autor të dyshuar pikërisht bashkëshortin e saj, Ilia Basho.

I dyshuar që në momentet e para pas ngjarjes, për shkak edhe të fjalëve për një lidhje jashtëmartesore të tij, Ilia Basho tashmë është nën hetim për vrasjen e nënës së dy fëmijëve të tij.

Burime pranë policisë bëjnë të ditur se hetimet trejavore kanë siguruar prova që vërtetojnë implikimin e Ilia Bashos në vrasjen e bashkëshortes së tij 36-vjeçare.

Ndërkohë, pritet që në orët e ardhshme  Policia e Shtetit  të dalë në një konferencë për shtyp, ku do të jepen detaje në lidhje me arrestimin e tij.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›