E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bora, bie numri i komunave të bllokuara

 Ngritja e temperaturave dhe reshjet e shiut vijojnë të reduktojnë trashësinë e borës në veri. Por pavarësisht përmirësimit të motit mbeten problematike zonat e thella malore, të cilat janë ende të izoluara.

Në Tropojë mbeten të bllokuara komunat Lekbibaj dhe fshatrat e komunës Margegaj, të cilat shtrihen përgjatë luginës së Valbonës. Mësohet se në këtë zonë është rikthyer energjia elektrike pas mëse 10 ditësh mungesë për shkak të rrëzimit të një shtylle nga orteku i dëborës. Burime për Shekullin bëjnë të ditur se banorët e këtyre fshatrave janë mbledhur dhe kanë hapur rrugën deri në vendin ku ndodhej shtylla e dëmtuar, duke riparuar defektin.

Në Kukës mbeten të bllokuara 3 komuna: Grykëçaj, Kalis e Arrën.

Në Pukë janë të bllokuara akset rrugore Ujë i Ftohtë-Qafë Shllak, Qafë Mali-Kukës dhe Qafë Mali-Fierzë.

Në Shkodër janë të bllokuara 4 komuna në Dukagjin, ndërsa është i pamundur qarkullimi në aksin Tamarë-Vermosh. Në Dibër janë 24 fshatra të izoluara ende nga bora.

Në Korçë mbeten të bllokuara shumë fshatra në zonat e thella, shumica e të cilave i përkasin komunës Lekas. / G. N. 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›