E Shtunë, 31 Tetor 2026

Holtkemper Statusi pasi te plotesoni kriteret

Ambasadorja

Nga qyteti i Kukesit ambasadorja gjermane Carola Holtkemper duke iu referuar procesit ne teresi ku duhet te kaloje edhe Shqiperia tha se per te marre statusin e vendit kandidat duhet te permbushen kriteret politike te Kopenhages. Ne Bashkimin Europian vendimet merren gjithmone mbi baze kompromisi. Ky eshte nje koncept mjaft i rendesishem vecanerisht edhe per kontekstin shqiptar pikerisht koncepti i kompromisit. Ju jeni ne dijeni te pozicionit kritik qe ka Gjermania lidhur me kerkesen dhe aplikimin e Serbise dhe ne lidhje me politiken e Serbise ne rajon dhe ne teresi. Por ne jemi pozicionuar gjithmone per kompromisin. Ka nga ana tjeter edhe disa kritere te cilat duhet te permbushen dhe nese vleresohen se ato jane permbushur vetem atehere mund te flitet per ceshtjen e statusit te kandidatit deklaroi ambasadorja Holtkemper.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›