Berisha: Rama shpalli bllokimin, por do të marrë përgjigjen që mori në 8 maj
Kryeministri Berisha ka ripërsëritur akuzat ndaj kreut të opozitës për bllokim të reformave në vend. Berisha u shpreh se Rama i thur lavde Serbisë për statusin, ndërsa bllokon vetë reformat në Shqipëri, por ky bllokim do të marrë të njëjtën përgjigje si më 8 maj.
Rama i thur himne Serbisë e mori se mori Shqipëria sepse ai bllokon vetë. Ne këtë do ua lëmë shqiptarëve ta zgjidhin, njësoj si në 8 maj. Ai mund tu thotë shqiptarëve se dita është natë dhe nata është ditë, por realiteti shqiptar është krejt tjetër. Ai ka gjetur një moment për të përdorur ligjet me 3/5 por çdo ditë që kalon, koha e tij shkurtohet në politikë. Ai po përgatit disfatën më të thellë që ka njohur njeri gjatë 22 viteve të fundit. Ai u ngrit dhe shpalli bllokimin në ato gjëra që në njëfarë mënyre po ecnin. Ai doli përsëri dhe e panë shqiptarët siç e panë për vizat dhe dy herë për statusin. Këtë javë Shqipëria do të vlerësohej për hapat serioze që bëri. Por sipas tij vlerësimi i Shqipërisë është rrënimi i karrierës së tij politike. Por ai karrierën e ndërton vetëm mbi fatkeqësitë natyrore ose mbi bllokimin.
Kreu i qeverisë u shpreh se pavarësisht bllokimit të opozitës, puna për pëmbusshjen e obligimeve që rrjedhin nga rekomandimet e BE-së do të vazhdojë. Ne do të përpiqemi edhe pse një njeri del e këndon se bllokova vendin tim duke sjellë në Parlament amendamente që nuk i kanë sjellë as edhe elementët më ekstremistë në Shqipëri ose në një vend tjetër në botë, tha ai.
Berisha: Të aplikojmë provimet dixhitale në universitete
Provimet dixhitale, një projekt që është aplikuar në Maturën Shtetërore, duhet të shtrihen edhe në universitete. Duke folur në mbledhjen e qeverisë, kryeministri Berisha e cilësoi këtë projekt si levë e fuqishme transparence në kuadrin e luftës kundër korrupsionit.
Rektorët dhe dekanët që nisin detyrat le ti vënë vetes detyrë për ta patur si trashëgimi instalimin në maksimumin e mundshëm të praktikave të provimeve dixhitale në fakultetet që drejtojnë. Ky do të jetë një kontribut kolosal për vendin. Korrupsioni është një fenomen i përjetshëm që ka në themel genet e babëzisë së njeriut.
Duke qëndruar në luftën kundër korrupsionit, Berisha tha se duhet të nisë puna për heqjen e imnunitetit të zyrtarëve të lartë. / G. Ndoja
