Holtkemper: Statusi varet nga reformat

Deklarata e përbashkët e partive qeveritare dhe të opozitës, zgjedhja e Guvernatorit të Bankës Kombëtare, apo edhe Avokati i Popullit janë hapa konkretë, thotë Holtkemper.
Lidhur me statusin kandidat, Müller-Holtkemper thotë se gjithçka është ne dorën e shqiptarëve. “Progresi i Shqipërisë në rrugën drejt integrimit evropian varet nga vetë shqiptarët. Kriteret e hapit të mëtejshëm për të fituar statusin e vendit kandidat janë tashmë të formuluara mjaft qartë, transparente dhe të bëra publike në Progres Raportin e Komisionit Evropian”, thotë ajo për Deutsche Welle.
“Nga 12 rekomandimet e përpiluara aty unë do të konsideroja si të shpejta për t’u përmbushur miratimin e ligjeve me 3/5-at, krijimin dhe ndërtimin e një bashkëpunimi konstruktiv mes partive politike. Pas këtyre vijnë ato rekomandime, që kanë të bëjnë me kushtet, që kërkojnë një farë kohe për t’u përmbushur, sikundër është ndërtimi i shtetit ligjor, lufta kundër korrupsionit etj. Ne vijojmë në këtë kontekst të jemi të gatshëm që t’i ofrojmë Shqipërisë mbështetjen tonë edhe për këto sektorë kritikë të zhvillimit të vendit, duke e bërë këtë nëpërmjet projekteve të ndryshme, sikundër mund të ishte ai i qeverisjes së mirë, etj”, shtoi.
E pyetur për luftën kundër korrupsionit, ajo tha se lufta ndaj këtij fenomeni dhe ndërtimi i shtetit ligjor janë elementë mjaft të rëndësishëm në përafrimin e Shqipërisë me BE-në. “Strategjia e BE në këtë kontekst ka qenë trajtimi me prioritet i dy kapitujve, që flasin për korrupsionin dhe shtetin ligjor, kapitullit 23 dhe 24, nëpërmjet një dialogu intensiv me vendet kandidate. Korrupsioni në një shoqëri rritet si një masë tumoriale, që jep pasoja mjaft negative në tërësi për shoqërinë dhe tek individët, shtrenjtëson shërbimet e shtetit përkundrejt shoqërisë dhe i bën këto shërbime krejtësisht të paarritshme për njerëzit”, vijoi. /Start/
2011-12-21 08:36