E Diel, 1 Nëntor 2026

Holtkemper: "Tensioni politik demton turizmin"

Shtohen zerat nderkombetare qe bejne apel per politiken shqiptare qe te ulet ne tryezen e dialogut. Ambasadorja e Gjermanise ne Shqiperi, Carola Muller Holtkemper u beri thirrje dje forcave politike te zgjidhin sa me shpejt mosmarreveshjet dhe te nisin dialogun politik, per t`i dhene zgjidhje situates politike ne vend. Ambasadorja ishte e ftuar ne nje tryeze per turizmin, te mbajtur ne Tirane ku theksoi se duhet te krijohet stabiliteti politik ne Shqiperi i cili eshte mjaft i rendesishem edhe per zhvillimin e turizmit. Duke e cilesuar turizmin si nje aspekt te rendesishem te ekonomise se vendit, ambasadorja gjermane theksoi se vendi yne ofron shume mundesi per zhvillimin e turizmit. "Turizmi ne Shqiperi ofron shume mundesi dhe stabiliteti ka rendesi per turizmin", theksoi Holtkemper. Ajo tha se ndonese zhvillohen protestat e opozites, tryeza nuk u anulua pasi sipas saj turizmi eshte nje fushe me rendesi per Shqiperine. Por nga ana tjeter, ambasadorja gjermane ka deklaruar se situata e diteve te fundit kane demtuar imazhin shqiptar ne fushen e turizmit, duke shkaktuar anulime te udhetimeve turistike te shtetasve gjermane drejt Shqiperise. Pas nje tryeze bashkepunimi me Ministrine e Turizmit, zonja Muller Holtkemper ka bere thirrje per qetesimin e menjehershem te situates.
"Fatkeqesisht duke pare nga faktet ka elemente te rinj qe ditet e fundit kane ndikuar dhe si pasoje ka pasur shume anulime te udhetimeve turistike drejt Shqiperise. Por nese gjerat qetesohen sa me shpejt keto incidente do te kene nje dem minimal krahasuar me asetet e Shqiperise",-tha Carola Müller-Holtkemper, Ambasadore e Gjermanise ne Tirane.
Nga ana e tij Ministri i Turizmit Ferdinand Xhaferaj njofton se jane duke u riparuar demet dhe kerkoi ndihmen e eksperiences gjermane sa i takon turizmit malor dhe rritjes se cilesise se sherbimeve. "Natyrisht qe sezoni turistik po vjen dhe perspektive e turizmit shqiptar, e gjithe paketa e objektivave do te shkoje ne turizem, lidhet me nje fjale te vetme qe ka cilesine. RFGJ na ka ndihmuar shume per zhvillimin e turizmit malor. Per sa i takon cilesise, menyres se edukimit dhe sherbimit te sektorit turistik nje gje qe i mungon dhe ne duhet te rritemi cilesisht",-tha ministri Xhaferaj. Tryeza e perbashket u mbeshtet nga fondacioni gjerman "Konrad Adenauer" dhe diskutimet u perqendruan ne dinamikat e zhvillimit te turizmit, rolin e operatoreve turistike, si dhe politikat e bashkepunimit dypalesh. S.P

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›