E Diel, 1 Nëntor 2026

"Protestat, mjet per te paralizuar turizmin"

INTERVISTA/ Imazhi i Shqiperise jashte shtetit me kete manifestime demonstrative qe po zhvillohen here pas here, eshte penalizuar. Pohimin e ben dr. Salvatore Messina, ekspert i turizmit. Ai thekson se ne Shqiperi, ekziston nje ngerc i cili ka ngelur qe nga zgjedhjet e viti 2009 dhe vazhdon deri sot. Kurse ne lidhje me situaten ne vend thekson se "keto protesta jane nje mjet qe e largojne dhe e pengojne zhvillimin e turizmit dhe ne te njejten kohe edhe zhvillimin e vendit"

Izaura Ndoj

"Turizmi ne Shqiperi dhe Gjermani", ka qene objektivi i tryezes se rrumbullaket qe ka organizuar dje Shoqata gjermane "Konrad Adenauer Stiftung" dhe Ambasada Gjermane.
Dinamikat e zhvillimit te turizmit ne Shqiperi, roli i operatoreve turistike ne zhvillimin e turizmit, politikat e zhvillimit te turizmit, projektet e bashkepunimit dypalesh etj, ishin temat ku u fokusuan diskutimet. Te pranishem ne aktivitet ishin ministri i
TKRS, Ferdinand Xhaferaj, ambasadorja gjermane Carol Müller-Holtkem, rektori i Universitetit Europian per Turizmin, Prof. Dr. Salvatore Messina si dhe perfaqesues nga MTKRS, GTZ, Unioni i Operatoreve Turistike Shqiptare, etj. Ne nje interviste per "Koha Jone", dr. Messina tha se "e vetmja mundesi ku Shqiperia mund te kete rritje te zhvillimit eshte kjo pasuri turistike dhe menaxhimi i mire i saj". Sipas prof. Messina, ky eshte i vetmi sektor qe e ka kete aftesi dhe kete mundesi rritjeje. Por ai nenvizoi se "fatkeqesisht keto qe po ndodhin ne Shqiperi po pengojne turizmin", duke konstatuar se sot ka nje inferioritet ne kete zhvillim krahasuar me periudhen para ketyre protestave sepse te vdekurit peshojne ne ndergjegjen e te gjitheve".

Si e shihni situaten aktuale ne Shqiperi pare nga zhvillimet sidomos te javeve te fundit?
Imazhi i Shqiperise jashte shtetit me kete manifestime demonstrative qe po zhvillohen here pas here, them se eshte penalizuar. Ne Shqiperi, ekziston nje ngerc i cili ka ngelur qe nga zgjedhjet e viti 2009 dhe vazhdon deri sot. Ne lidhje me situaten ne vend dhe me keto protesta e manifestime ne shesh mund te cilesoj se keto te fundit jane nje mjet qe e largojne dhe e pengojne zhvillimin e turizmit dhe ne te njejten kohe edhe zhvillimin e vendit. Fatkeqesisht keto qe po ndodhin ne Shqiperi po pengojne turizmin dhe vihet re qe sot ka nje inferioritet ne kete zhvillim krahasuar me periudhen para ketyre protestave sepse "te vdekurit peshojne ne ndergjegjen e te gjitheve".

Cilat jane politikat qe duhet te ndiqen per zhvillimin e turizmit ne Shqiperi?
Pikesepari ne duhet te dallojme politikat per kete vend. Objektivat, sipas periudhave perkatese te shkurtra, mesatare dhe te gjata ne kohe. Por duhet theksuar se ka fakte, se ka prioritete duke pasur parasysh ate per te cilen ne flasim. Eshte e rendesishme qe ne te nderhyjme ne burimet njerezore sepse qendra e te gjithe problemit eshte cilesia e sherbimit dhe cilesia e relacionit mes kerkeses dhe ofertes. Shqiperia duhet ta kaloje kete faze te zhvillimit aktual te turizmit dhe te kaloje ne nje faze strukturimi. Me pak fjale duhet te kemi nje kualifikim profesional, nje ndarje mes pronesise se hoteleve dhe agjencive turistike, gjithashtu te kete dhe nje klasifikim mes tyre dhe me kryesorja eshte qe te gjitha keto te jene me parametra europiane. Ne te njejten kohe duhet te kete edhe nje rregullore turistike dhe sidomos per ato vende qe kane dhe nje vokacion te tille turistik sepse pikerisht ketu ne duhet te nderhyjme. Duhet te nderhyjme ne ato zona qe njihen aktualisht per vokacione te tilla. Kemi nje periudhe te percaktuar sidomos ne muajt qershor-korrik dhe ne gusht. Ajo cfare ne duhet te bejme eshte te rrisim zhvillimin e turizmit ne menyre organike. Keto jane prioritetet, pra te ndryshojme ne menyre drastike ligjin aktual dhe te bejme nje grup ligjesh, nje kompleks ligjesh per te realizuar keshtu nje aktivitet te orientuar, transparent dhe cilesor ne menyre qe publikut te marre vesh cfare pret kur hyne ne nje vend turistik.

Sipas jush cilat jane sfidat mbi turizmin shqiptar sot per sot?
Ne beniflacion territorial integriteti mes trashegimise kulturore dhe asaj natyrale dhe oferte turistike, nje sistem komunikacioni qe duhet te permiresohet, gjithashtu struktura rrugore por edhe infrastrukturat intelektuale. Keto jane disa nga sfidat qe duhet te ndjekim. Shteti duhet te kete nje strategji te vetem te turizmit, te akorduar edhe ne rrethe, ne universitet etj. E vetmja mundesi ku Shqiperia mund te kete nje rritje te zhvillimit te vet eshte kjo pasuri turistike dhe menaxhimi i mire i saj. Eshte i vetmi sektor qe e ka kete aftesi dhe kete mundesi rritje.

Cfare i duhet turizmit shqiptar per te ecur drejt zhvillimit dhe standardeve europiane?
Gjate nje konference kryeministri Berisha ka thene se "turizmi shqiptar eshte ne qender te qeverise. Kjo eshte e rendesishme". Duhet te shohim se sa para ve ne dispozicion qeveria ne shkembim te ketyre strukturave politike mbi turizmin.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›