E Diel, 1 Nëntor 2026

Holtkemper: Votimi i 16-vjeçarëve, jo problematike

28-03-2013 / Gazeta 55

Ambasadorja gjermane në Tiranë, shprehet “pro” nismës së mazhorancës, për të bërë të mundur votimin e personave të moshës 16-vjeçare

Ambasadorja gjermane Carola Holtkemper nga Gjirokastra deklaroi se Shqipëria ende nuk ka një shtet ligjor, e cila është një pikë e fortë e kritereve të BE-së.
Ambasadorja gjermane e pyetur për situatën parazgjedhore në vend, tha se ka ende situatë të tensionuar, teksa i ka bërë apel palëve që të prezantojnë programe në të mirë të vendit.
Një  çështje tjetër, ishte edhe propozimi i kryeministrit Berisha për të ulur moshën e votimit. Ambasadorja gjermane tha se nuk e sheh si problematike çështjen e votimit të 16-vjecarëve. Sipas saj, çdo shoqëri ka të drejtën e ndryshimit të Kushtetutës, por për Shqipërinë është shumë vonë të bëjë këtë ndryshim tani.
Ambasadorja gjermane i bëri këto deklarata nga Gjirokastra ku mori titullin, “Qytetare Nderi”.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›