E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shtyhet procesi mesimore ne Universitetin Aleksander Xhuvani

Kanë vazhduar homazhet në nderim të studenteve të aksidentuara të organizuara në korpusin qendror të universitetit Aleksandër Xhuvani në Elbasan. Studentë, shoqe, shokë, nxënës të shkollave të mesme nga fshati e qyteti, bashkëmoshatarë, qytetarë elbasanas, familjarë të afërm kanë kryer edhe sot homazhe në universitetin e Elbasanit.
Një nga të afërmet e Lindita Kabashit me banim në fshatin Shtërmen të Elbasanit tregon se si e kanë mësuar aksidentin dhe se si e kanë përjetuar dhimbjen

Duke parë gjendjen e rënduar psikologjike të studentëve profesorati i UE-së ka vendosur që ta shtyjë për të hënën procesin e rregullt mësimor.

Gjatë kësaj periudhe rektorati i UE dhe qendra e trajtimit të studentëve do t’u qëndrojë pranë studentëve me psikologë për të minimizuar tronditjen e tyre shpirtërore. Ndërsa kryetari i PD-së Luçiano Boçi, prefekti Shefqet Deliallisi, kryetari i Qarkut Eugen Isaj deputetët e djathtë kanë kryer ngushëllime në familjet e studentëve të aksidentuara

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›