E Diel, 1 Nëntor 2026

Sekretari i përgjithshëm i KiE, sot vizitë në Tiranë

Sekretari i përgjithshëm i Këshillit të Europës, Thobjorn Jagland zhvillon sot një vizitë në Tiranë. Gjatë vizitës së tij të parë në Tiranë, Jagland do të zhvillojë një takim me ministrin e jashtëm Edmond Haxhinasto ndërsa më pas do të ketë edhe një konferencë të përbashkët për shtyp.
 

Të dy personalitetet do të flasin në lidhje me angazhimin maksimal të autoriteteve shqiptare për zbatimin e prioriteteve të Presidencës shqiptare në KiE. Gjithashtu, gjatë takimit, do kërkohet mbështetja dhe bashkëpunimi i Sekretarit të Përgjithshëm të KiE-së për një kryesi sa më të suksesshme të Shqipërisë nën moton" Të bashkuar në diversitet".
 

Në orën 18:00, në ambjentet e Ministrisë së Punëve të Jashtme, do të zhvillohet një pritje me rastin e marrjes së Kryesisë të Komitetit të Ministrave të Keshillit të Europës, maj- nëntor 2012, shoqëruar nga një Koncert i "Orkestrës së Dhomës".  Të pranishëm në këtë ceremoni, do të jenë edhe Sekretari i Përgjithshëm i KiE-së, përfaqësues të qeverisë shqiptare, përfaqësues të trupit diplomatik të akreditaur në Shqipëri, etj.
 

Një ditë më parë Shqipëria mori zyrtarisht presidencën e Këshillit të Europës. Për herë të parë pas 17 vitesh anetaresim, Shqipëria do të drejtojë Komitetin e Ministrave të 47 vendeve anëtare, një hap ky që shënon rritjen e imazhit të Shqipërisë në Europë dhe prestigjin e saj për të drejtuar organizata ndërkombëtare të këtyre përmasave.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›