Vangjel Tavo: Petrit Vasili bën korrupsion me tenderat e ilaçeve
Atëherë kur gazeta Tema denonconte skandalin e Petrit Vasilit me ilaçet, këto na quheshin shpifje. Tani një zyrtar i LSI, nënkryetari i Kuvendit, Vangjel Tavo, thotë se Petrit Vasili bën korrupsion me tenderat e ilaçeve. Nuk është çudi, ashtu siç paralajmëruam edhe dje, Ilir Meta duket se po e bën dalje Vasilin. Dhe për ta bërë një gjë të tillë ka nisur të përdorë Vangjel Tavon, që thotë se nuk ka ndërmend të bëhet ministër Shëndetësie pas largimit të Vasilit. Kjo ndodh edhe për shkak të menaxhimit jo të mirë, por e ndërthurur edhe me korrupsionin. Interesat e LSI-së nuk janë të lidhura me interesat e ndonjë ministri, apo të ndonjë kushëriri ministri për ndonjë tender ilaçesh, por me interesat e qytetarëve, ka thënë Tavo për të përditshmen Panorama, e afërt me Ilir Metën.