E Shtunë, 31 Tetor 2026

Homazh ne 15-vjetorin e vdekjes se ing.Mithat Hoxhes

10-12-2010 / Nga Ibrahim Hoxha

Inxhinieri i degjuar Mithat Hoxha lindi me 11.8.1930 ne Konispol ne nje familje atdhetare-luftetare qe disabrezeshe te mirenjohur.
Mesimet fillore i mori ne bdquoplotoren qytetese 6-klaseshe te Konispolit. Ne mbarim te vitit te fundit qershor 1942 u dallua ne demonstraten antifashiste te nxenesve dhe mesuesve te tyre. Mesimet e mesme i filloi ne Shkollen Bujqesore ne Golem ku kreu klasen e pare dhe te dyte sepse ne fillim te 1943-shit e perjashtuan ngase zbuluan qe bente pjese ne grupin revolucionar te nxenesve te asaj shkolle. U kthye prane familjes e edhe pse gjithnje ne vezhgim veprimtarine e fshehte nuk e nderpreu. Ne fillim te majit 1943 organet e pushtetit fashist ne Konispol u shemben nga ceta laquoCameriaraquo. Mitati u zgjodh sekretar i rinise antifashiste per qytetin. Ne mars 1944 e paditen ne komandaturen nazi-balliste si informator dhe armefurnizues te partizaneve. E arrestuan tok me te vellane me te vogel Hajriun dhe e nxoren para nje 10-sheje pushkatuesish balliste. I shpetuan fare-fare pak para shkrepjes se pushkeve me nje nderhyrje te befte te vrullshme disa miq te familjes te prire nga Hasan Hajrullah Tahiri sado qe ata anonin nga bdquoBalli. Edhe pse perhere i mbikqyrur rreptazi dhe drejtperdrejt i kercenuar me jete nuk pushoi se drejtuari me guxim pjesetaret e organizates se rinise antifashiste te Konispolit. Kete detyre e mbajti deri ne pranveren e 1947-s kur me vetedashje u nis per ne ndertimin e hekurudhes Durres-Rrogozhine. E caktuan me pune per celjen e tunelit prane Rrogozhines ku punoi vazhdimisht me pistolete deri ne mbarim te tij. I etur per ndjekjen e mesimeve shkoi ne Tirane u pranua ne shkollen teknike. I dalluar sidomos ne arithmetike qe ne plotore e ne vijim edhe ne Bujqesoren e Golemit terhoqi vemendjen e mesimdhenesve edhe ne teknike sidomos te drejtorit matematicienit te mirenjohur Feim Carcanit. Mbaroi laquoshkelqyeshemraquo klaset tre e kater te teknikes dhe ne korrik 1950 u cilesua gjeometer. E emeruan menjehere ne ndermarrjen e projektimeve prane Ministrise se Ndertimit ku punoi dy vjet rresht. Takimetri dhe nivela ne duart e tij pershkuan ndashsidomos neper krahinat veriore te vendit- disa male fusha e lugina ne te cilat u cane udhe automobilistike e kanale ujitese. Prej fillimit te vitit shkollor 1951-1952 e deri ne qershor 1955 vazhdoi dhe mbaroi studimet ne Institutin e larte politeknik ne Tirane. Shkelqyeshem ne cdo ore mesimi provimi I tij u pasqyrua nga nje grup operatoresh te Kinostudios Shqiperia e Reacute. Per diplome inxhinierie zgjodhi bonifikimin e Vurgut dhe te fushes Shkalle-Butrint gje qe se kishte bere kurrkush nga inxhinieret me pervoje te gjate. Pas 6 muajsh pune kembengulese paraqiti projektin bonifikues te te dy fushave dhe tok me te edhe perllogaritjet paraprake per mundesine e perdorimit per energji elektrike te ujit te Bistrices. Keto te fundit ngjallen ku cmiren e ku ngurimin e disa inxhiniereve te hershem me perjashtim te inxhinier Thoma Filipeut dhe te drejtorit te Institutit inxhinier Zija Kellicit. Si pecircr kundershtaret perdornin nje percaktim me teper hamendesor te inxhinierit Spiro Koleka asokohe anetar i Byrose Politike te K.Q. te PPSH. Ai para nje a dy vjetesh pati thene se uji i Bistrices nuk mund te perdorej per hidro-energji. Ne rrethana te tilla ceshtja u mais ne teresi aq sa u be e domosdoshme dalja e te dyja paleve para kryeministrit Mehmet Shehu. Ai pasi studioi mire e mire projektin e Mitatit i therriti te dyja palet dhe pas nje shqyrtimi prej shume oresh vleresoi projektin e tij dhe urdheroi ngritjen e grupit prej inxhinieresh bullgare te cilet tok me Mitatin u ngarkuan per pergatitjen e projektit perfundimtar. Pas gati dy vjet pune rraskapitese edhe ai u perfundua kur inxhinier Mitati ndashtanime qe prej me se dy vjetesh i emeruar ne drejtorine e projektit ne Ministrine e Ndertimit- u therrit nga ministri dhe u pyet Cilin te dergojme per zbatim te ketij projekti ai pa kurrfare ngurrimi u pergjegj Mua ishte ky nje rast tejet i rralle ndashne mos i vetmi- qe i ktheheshin krahet per me teper tok me te shoqen nje institucioni aq te lakmueshem ne kryeqytet dhe te shkohej te zhgerryheshe neper mocale zhuk e shkurre ku te perpinte derri i eger gjarperi dhe gropat thithese. Sjellja e kryeinxhinierit Mitat Hoxha u pelqye aq shume sa u percuall me nje telefilm te shkurter nga Kinostudioja Shqiperia e Re.
Mungonte gjithcka per cdo gje duhej filluar nga hici. Para se gjithash duheshin ndertuar vendfjetjet dhe vendngreniet per 10-tra e 100-ra punetore dhe kjo kur ne vend sgjendeshin as karpentiere as muratore e as zdrukthtare. Ca te paket qe u prune qe nga Golloborda ishin krejt te pamjaftueshem. Keshtu qe kryeinxhinierit te sapoperballur me jeten ndertimore dhe inxhiniereve e teknikeve drejtues te punimeve iu vu perpara ngritja e cdo gjeje prej asgjeje. Keta duke punuar here-here si drejtues punimesh e here-here ne pune te drejtperdrejte i permbushen detyrat ne menyre te lavderueshme. Gjate 3 vjeteve Mithat Hoxhen -fillimisht kryeinxhinier e pastaj drejtor i kantierit te bonifikimit- do ta gjeje dite per dite neper sektoret e kantierit po shume shpesh edhe neteve. Duke i qendruar punes mbi krye per 3 vjet rresht beri te mundur tu vihej fre rrjedhave te vrullshme te lumenjve Bistrice Kalase e Gajdacircr te hapej shtrati i ri ne te cilin u derdhen te tria rrjedhat e tyre te cahej brezi shkembor ndermjet fshatit Cuke dhe gjirit detar te Sarandes carje neper te cilen prej shtratit te ri lumor ujerat vershuan ne anegjirin detar. Po keshtu edhe ujerat e terbuara te Pavlit -te cilat dimrave cdo vit shkaterronin pjese te medha fushe- u zbuten duke i kaluar neper shtratin e celur gjate rrezes veriore te maleve Oacuterrel e Stil. U ngriten me 10-tra prita malore neper rrjedhat e perrenjve te cilat me prurjet e gerryera pllajave mbushnin shtreterit e lumenjve. U celen me qindra kilometra kanale kulluese e ujitese. U ndertuan disa ura dhe rruge automobilistike etj. Tere kjo mori punimesh beri qe qindra hektare toke ne rrafshirat e Vurgut dhe te fushes Butrint-Shkalle te shpetoheshin nga permbytjet gerryerjet e pervitshme dhe qindra te tjere nga te qenit me tej keneta e mocale. Keshtu ato toka ujembajtese e etheshkatuese u shnderruan ne vendmbjellje te gjithckaje e rrjedhimisht ne burime buke pemesh e perimesh te cdollojshme. Me kete rast dua te permend se ska rruge ure dhe kanale kulluese e ujitese nga te sapopermendurat qe te mos jene rrahur per te kushedisaheren edhe prej takimetrit dhe niveles se perdorur prej shkruesit te ketij shkrimi. Sapo Vurgu shqip Keneta dhe Vrina u shnderruan ne fusha te punuara ua dorezoi N.B.U-ve qe u ngriten per ti vene ne perdorim. Pa marre ende fryme mire inxhinier Mithatit iu ngarkua detyra e kryenxhinierit per ngritjen e njerit pas tjetrit te dy hidrocentraleve ne rrjedhen e lumit Bistrice dhe te rruges se re automobilistike Muzine-Ura e Shelegarit poshte fshatit Gjashte. Nje veper gati po aq e veshtire qe iu ngarkua ne ate mes ishte edhe kanali neper shkemb e sidomos tuneli prane fshatit Kronj neper te cilin u kalua rrjedha e ujit per hidrocentralin nr. 2. Ne mbarim edhe te punimeve per hidrocentralet iu ngarkua drejtimi i zyres se projektimeve e urbanistikes ne rreth. Prej mendjes dhe dores se tij linden shume projekte shkollash shtepish kulture kinoteatrash banesa hotele ura urekanale etj. etj. si edhe ujembledhesi madheshtor ne rrjedhen e Pavlit prane fshatit Janjar dhe po nen drejtimin e tij ato edhe u ndertuan. Po duhet vene ne dukje se inxh. M. Hoxha u dallua ne menyre te vecante ne projektime dhe ndertime veprash edhe ne vepra rrethesh te tjera. Rruga Shenmeri-Kolgecaj pastaj Bajram Curri dhe ajo e Malesise se Madhe te Mbishkodres. Pervec shtreteve te nxehte model te ngritur prane fshatit Karahaxhigrave ne rrethin e Sarandes te tille shtrete ai ndertoi edhe ne fushen e Elbasanit. Ne cilendo prej tyre inxh. Mithat Hoxha vuri jo vetem mendjen dhe doren por edhe zemren e shpirtin e vet. Mirepo krahas aftesive te tij te rralla inxh. Mithati kishte te meten qe pervec vendimeve te perligjura shteterore nuk zbatonte hickelat e PPSH-iste kokoroce eprore ne rreth si f. v. Jordan Pani Syrja Dosti Koco Danua etj. E meta ne fjale gjate tere veprimtarise se vet tek ata ngjallte pa nderprerje varje buzesh e zemerim perbindshi. Keshtu veshtiresive te pandashme qe vetevetiu dilnin nga punimet u shtoheshin edhe goditjet e herepashershme te cekaneve qe PPSH-stet e komitetit te partise ne rreth ia mbanin perhere mbi krye. Vetem sekretaret e pare Muc Pajeacutenga e Jashar Menzlenxhiu -dy atdhetare te vertete e punedashes- u sollen krejtesisht ndryshe nga te lartpermendurit. Keta si per tu freskuar pas zinxhirdredhjeve neper zyra benin sikur shqetesoheshin per punimet dhe per mburrjen e vet dhe peruljen e drejtuesit te punimeve gjenin manacirc per tarnanacirc. Duke patur ne dore edhe gurin edhe arren i vune ne hije sherbimet e tij me aq vlere aq sa te veglat e tyre neper vendet e punes se drejtuar prej tij ulerinin Sduam te na drejtoje i biri i Daut Hoxhes qe vrau vellezerit tane greke.
Disa nga ata qe i vleresonin punen e jo gunen u perpoqen shume per ta terhequr serisht ne Ministrine e Ndertimit a vende te tjera pune ne perkatesi me aftesite e tij po nuk ua degjoi kush fjalen. Zv. Ministri Neco Konomi ngulmoi qe te dergohej atashe ne ambasaden shqiptare ne Kine po perpjekjet e tij shkuan huq. Me kerkesen e organeve perkatese e emeruan zv. drejtor te drejtorise se projektimeve dhe pedagog te hidroenergjitikes ne Universitetin e Tiranes por edhe pse ia njoftuan emerimin e zvarriten dhe e zvarriten derisa vendimin e avulluan dhe fshehtazi ia zune vendin me tjeterkend. Kjo beri qe vet ministri i ndertimit iu ankua gojarisht kryeministrit Mehmet Shehu po ky iu pergjegj E njoh eshte inxhinier shume i zoti po ka nje vella tarratisur dhe nje antiparti. Ne Sarande e mbanin ngase gjoja u duhej po doemos per ti bere gjemen qe i bene. Nepermjet shpifarakesh e paditen sikur kishte marredhenie me boten imperialiste dhe hickela te tjera. Rrjedhimisht e perjashtuan nga PPSH-ja e edhe pse inxhinier i degjuar e zbriten ne detyra gjeometri. Zemerimi i tij arriti kulmin aq sa u shqetesova shume edhe une. Shkova shpejt e shpejt se Sarande. I thashe Ke vene koken te vdesesh pse te perjashtuan nga nje parti ku zoterojne ata me luge ne brez. Dhe ai vetetimthi mu pergjegj Jo po nuk duroj dot fyerjet e sekretarit te dyte Koco Danos i cili me godit ne cdo mbledhje. Dhe ky sekretar qe e ruajtkerkish PPSH-ne e vet me kaq rreptesi e besnikeri sa filloi gurguleja ia dha vrapit neper boten qe per te fituar pike padiste te tjeret.
Edhe pse disa nga shoket e tij te ngushte bene cmos tia mergonin merzitine ai duke qene natyre e mbyllur vazhdonte te gerryhej nga brenda. Nje gjendje e tille e shpuri shpejt e shpejt ne semundje perdite e me keq te zemres. U be i domosdoshem operimi. Sapo mora vesh se do te shkonte ne Athine i thashe prerazi Mos shko ne Athine se do vesh me kembet e tua si cjapi te kasapi. Por ai i genjyer nga disa qe gjoja i donin te miren sma degjoi keshillen. Dr. Lezua qe ndodhej atje shkoi shpejt e shpejt dhe i tha Mithat mos u opero ketu. As kete se mbajti vesh se prirej nga bindja e patundur Kam te bej me shkencetare. E operuan nga dy bajpas dhe pas nje muaji lengate me shpirt ne dhembe ngase ne rianimacion mungonte aparati i frymemarrjes artificiale shoi me 30.X.1996.

Autori i shkrimit eshte historian dhe folklorist

...

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›