Homazhe TOB per Dorian Ninin
Në Teatrin e Operas dhe Baletit janë zhvilluar homazhe në nderim të kantautorit Dorian Nini, i cili u nda nga jeta në moshën 59 vjeçare për shkak të një sëmundjeje të pashërueshme. Koleget artistë shprehin vlerësime për artistin, i cili dha një kontribut të madh për muzikën shqiptare.
Ndërkohe që kompozitori Jetmir Barbullushi ndan kujtime të veçanta për vetë faktin se ka bashkëpunuar në edicionin 49 të festivalit ,ku Dorian Nini u rikthye në skenë për publikun.
Dorian Nini u lidh me muzikën që në moshë fare të vogël, qysh se ishte 8 vjeç, kur nisi të studionte për violinë. Ndonëse nuk mundi ta fitonte menjëherë Institutin e Lartë të Arteve për shkak të biografise, ai mundi të spikaste edhe në Ansamblin e Ushtrisë, ku u përzgjodh nga kompozitori Aleksandër Lalo. Pikërisht aty i ra në sy edhe kompozitorit Çesk Zadeja, i cili do t’i besonte një këngë në festivalin e 11-të, “Erdh’ një djalë në fshatin tim”. Kënga u mirëprit nga publiku, por gjatë sulmit që iu bë këtij festivali nuk mund të shpëtonte edhe ai. Menjëherë pas përfundimit të Institutit të Lartë e emërojnë në Pallatin e Kulturës së qytetit të Rrëshenit, ku punoi për shumë vite. Ndonëse larg kryeqytetit dhe jetës së gjallë artistike, Dorian Nini vazhdoi punën e tij edhe në Rrëshen, duke u bërë një nga njerëzit më të dashur për mirditorët. Në vitin 1990 largohet nga Shqipëria për në Gjermani, ku jetoi deri sa u nda nga jeta.