E Shtunë, 31 Tetor 2026

Instalacioni fascinant

Në kuadër të festivalit Vivid Live, njëra nga ndërtesat më të njohura në botë, salla koncertale Sydney Opera House përjetoi një adaptim interesant, gjatë të cilit salla u bë “rrafsh” me tokë.

Në kuadër të festivalit të dritës, muzikës dhe ideve – Vivid Live, salla e famshme koncertale Sydney Opera House përjetoi një transformim tejet interesant.

Në ballë të ndërtesës mund të shiheshin projeksione interesante, të cilat, falë efekteve speciale, ndërtesës i jepnin një pamje krejt tjetër. Madje, në një moment, u krijua edhe vetë iluzioni i shembjes së saj. E tërë kjo ngjarje ishte një instalacion i studios gjermane Urbanscreen.

Projekti, i nënshkruar nga arkitekti danez Jørn Utzon, për ndërtimin e operës së njohur australiane filloi në vitin 1959, ndërsa përfundoi tek në vitin 1973. Në vitin 2007 ky objekt u fut në listën e trashëgimisë botërore të UNESCO’s për zonën e Australisë dhe Oqeanisë.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›