E Diel, 1 Nëntor 2026

Trifunovic zgjidhet psikopati filmik numër një

Titulli i psikopatit më madh filmik i takoi artisti serb, Sergej Trifunovic. Ky titull atij iu nda nga portali amerikan i filmit IMDB për rolin e tij në filmin “Srpski Film” (Filmi Serb). Në konkurrencë me Trifunovic ishin 88 aktorë.

Sipas arsyetimit të portalit IMDB, Sergej Trifunovicit iu nda ky titull falë rolit të Vukomirit në filmin kontrovers “Srpski Film”, të regjisorit Srdjan Spasojevic. Ky film u ndalua të shfaqej në pothuajse të gjitha festivalet filmike.

Sipas gazetës serbe ‘Blic’, Sergej Trifunovic pas vetes ka lënë edhe aktorë të njohur botërorë, si Anthony Hopkins, me rolin e Hannibal Lecter në filmin “The Silence of the Lambs” (Heshtja e Qengjave), Anthony Perkins me rolin e Norman Bates në filmin 'Psycho' (Psikiku) dhe Robert De Niro, me rolin e Max Cady në filmin “Cape Fear” (Kepi i Frikës).

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›