Homazhe në Tiranë për 21 Janarin

Qytetarë të shumtë, bashkë me përfaqësues të tjerë të opozitës dhe familjarë të viktimave kanë vënë buqeta me lule në vendet ku mbetën të vrarë katër protestuesit të 21 Janarit. Ky është një apel i heshtur për drejtësi duke vënë në pah se vendi i krimit dihet por autorët nuk janë ndëshkuar ende.
Gjatë vendosjes së buqetave me lule, lideri i opozitës është para i përlotur. Rama ka vënë në vendin ku u vranë protestuesit karafila të kuq. Në orën 12:00 në kinema “Millenium” do të shfaqet një dokumentar për ngjarjen e “21 janarit”. Në këtë ceremoni pritet të mbajë dhe një fjalim kreu i PS-së, Rama, raporton shekulli.
Dy vjet pas ngjarjeve tragjike në kryeqytet, familjarët dhe të afërmit e viktimave shprehen se nuk kanë më besim tek drejtësia.
Pjesëmarrësit në tubimin homazh në përkujtim të katër protestuesve të vrarë, po marshojnë drejt bulevardit të “Dëshmorët e Kombit”. Pikërisht në këtë vend, pak metra larg zyrës së Kryeministrit të vendit, dy vite më parë mbetën të vrarë Ziver Veizi, Faik Myrtaj, Aleks Nikaj dhe Hekuran Deda. Për vrasjen e tyre prokuroria akuzon gardistin Agim Llupo dhe ish-Komandantin e Gardës, Ndrea Prendi.
Qendra e Tiranës është e blinduar nga forca të shumta policie. Madje në dispozicion janë edhe makinat e reja për shpërndarjen e protestuesve. /Indeksonline/
/>