E Shtunë, 31 Tetor 2026

OVL të UÇK-së dënojnë heqjen e lapidarit

Heqjen e lapidarit të Dëshmorëve të Kombit në Preshevë, OVL të UÇK-së e konsiderojnë si vazhdimësi të politikës serbe të presionit që shqiptarët të lëshojnë trojet e veta. Ky akt sipas organizatave të dala nga lufta është vazhdimësi e politikave qubrilloviqiane për spastrimin etnik të trojeve shqiptare.

“Nuk jemi aspak të befasuar nga ky akt përderisa shqiptarët jetojnë nën tutelën e Beogradit, të drejtat dhe liria e tyre gjithnjë do të shkelen me dhunë dhe me forcë. Ky akt barbar tregon domosdoshmërinë e angazhimit institucional të Tiranës dhe Prishtinës, mobilizimin e tyre me të gjitha mjetet e mundshme diplomatike, që çështja e trojeve shqiptare të okupuara, të gjej zgjidhje të përhershme në përputhje me vullnetin e popullatës”, thuhet në një komuniatë për media të OVL të UÇK-së. Njëkohësisht u kanë bërë thirrje edhe faktorit politik në trojet shqiptare që të jenë unik për zgjidhjen e çështjes shqiptare. /Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›