E Shtunë, 31 Tetor 2026

Homazhe në nder të legjendës Panajot Pano

Një nder i madh për një njeri të madh. Që nga mbërritja në Rinas dhe homazhet në pallatin e Kongreseve, mijëra e mijëra njerëz i kanë dhënë sot lamtumirën e fundit Panajot Panos, legjendës së futbollit shqiptar. Pano vdiq në SHBA më 19 janar nga një atak në zemër, ndëkrohë që për nder të veprës së tij kryeminstri e shpalli sot ditë zie kombëtare. Edhe sot gjatë homazheve krerët më të lartë të stetit, presidenti Topi, kryeministri Berisha dhe kryetarja e Kuvendit Topalli shprehën vlerësimin më të madh për këtë figurë të madhe jo vetëm sportive.
Presidenti i Republikës, Bamir Topi ka preferuar të bëjë në këmbë rrugën nga Presidenca në Pallatin e Kongreseve për të zhvilluar homazhe në nder të legjendës së futbollit, Panajot Pano. "Kam dhimbje për ndarjen nga jeta të një talenti të rrallë, të nje njeriu ekstremisht modest. Isha me fat që pata rast të shikoj talentin e rrallë të sportit shqiptar në fushën e blerë dhe njoha nga afër një njeri me dimesion të rrallë njerëzor. Ai do të nderohet nga gjithë populli shqiptar. Isha me fat që e kisha Panajotin një mik personal", theksoi kreu i shtetit.
Kryeministri Sali Berisha u shpreh se kombi i thotë lamtumirë futbollistit , personalitetit më të shquar, më të dashur, të sportit në historinë e Shqipërisë. "Panajot Pano ishte futbollisti i jashtëzakonshëm që për dekada mbushi me krenari e dashuri zemrat e gjithë sportdasheve shqiptarë. Ai përaqësoi cilësitë sportive të shqiptarëve më mirë se kushdo tjetër. Ai ndahet nga jeta, po lë pas një trashëgimi të jashtëzakonshme, një emër të nderuar për të gjitha kohërat", theksoi ai.
Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli se Pano ishte "10"-të në të gjitha fushat, ishte njeriu më i dashur për shqiptarët dhe sportdashësit.
Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama tha se prania e kaq shumë njerëzve në homazhe është tregues i gjurmës që ka lënë pas Panajot Pano.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›