E Shtunë, 31 Tetor 2026

Merkel, kundër sanksioneve ushtarake ndaj Iranit

Kancelarja gjermane Angela Merkel tha se Gjermania nuk është për sanksione ushtarake kundër Iranit, por për arritjen e një zgjidhjeje me rrugë diplomatike.
Këtë deklaratë Merkel e bëri dje në konferencën e shtypit pas takimit me Presidentin e Izraelit Shimon Peres, i cili ndodhej për një vizitë zyrtare në Gjermani.
Mekel nënvizoi rëndësinë e unitetit ndërkombëtar në lidhje me sanksionet dhe mbrojti mendimin se në këtë unitet mendimi, përveç vendeve të Bashkimit Evropian, duhet të përfshihen edhe Rusia me Kinën.
"Por -vijoi me tej ajo,sanksionet janë të pashmangshme në rast se Teherani nuk deklaron programin nuklear që ndjek dhe vazhdon punimet për pasurimin e uraniumit".
Nga ana tjeter Presidenti i Izraelit Shimon Peres kërkoi demonstrimin e qëndrimit "më të qartë dhe të ashpër" kundër Iranit, si dhe shtoi se "nuk luftojmë me Iranin, por me diktaturën e këtij vendi".

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›