Homazhe për Azem Hajdarin, Heroi i Demokracisë do prehet tek Varrezat e Dëshmorëve
Heroi i Demokracisë Azem Hajdari do të prehet në varrezat e Dëshmorëve të Kombit.
Personalitete të larta të jetës politike nga Shqipëria dhe më gjerë, kryetarët e partive politike, studentët e dhjetorit 90, intelektualët, nismëtarë të lëvizjes për demokraci, miq, shokë dhe kolegë të Azemit po kryejnë homazhe për nder të tij e më pas do ta përcjellin për në Varrezat e Dëshmorëve të Kombit.
Kreu i FRD-së, Bamir Topi pasi ka zhvilluar homazhe dhe ka lënë një shënim në librin e kujtimeve ka deklaruar se ndihet i emocionuar që Azemi do të prehet në Varrezat e Dëshmorëve.
Fat i jetës sime që kam njohur Azem Hajdarin, njeriu më i hapur nga ata që kam njohur të Partisë Demokratike, shumë i guximshëm, dinjitoz, kurajoz, pa komplekse, që dinte të bënte edhe trimin edhe diplomatin. E përkujtoj me shumë mall, respekt, e vlerësim, ai do të mbahet mend si një njeri që do të frymezoje të rinj e të reja, e ata që duan ti hyjnë rrugës së politikës me dinjitet tha Topi.