Homazhe për Mehjan, Berisha:Drejtues i talentuar
Ka ndërruar jetë në moshën 56-vjeçari ish-gjenerali i parë i policisë Astit Mehja. Miq, kolegë dhe personalite të larta të policisë së shtetit po zhvillojnë homazhe në drejtorinë e përgjithshme të policisë për nder të ish-gjeneralin Mehja.
Gjithashtu homazhe ka zhvilluar edhe kryeministri i vendit Sali Berisha i cili ka vlerësuar lart rolin dhe punën e bërë nga Mehja në strukturat e policisë në postet që ka mbajtur.
“Sot i japim lamtumirën njërit prej shërbëtorëve të përkushtuar të shtetit dhe të vendit, njërit prej drejtuesve të talentuar të policisë së shtetit kolonel Astrit Mehja. Me këtë rast ne i shprehim ngushëllimet më të thella familjes, miqve dhe të afërmëve të tij, të gjithë policisë pasi sot përcjellin në banesën e fundit një prind shembullor, një qytetar të shkëlqyer, një shërbëtor të ndershëm të vendit dhe shoqërisë shqiptare, një drejtues të talentuar të policisë së shtetit” është shprehur kryeministri Berisha.
Ish-gjenerali i parë i policisë së shtetit Astrit Mehja ka ndërruar jetë ditën e djeshme në moshën 56-vjeçare si pasojë e një sëmundje të rëndë.