E Diel, 1 Nëntor 2026

Pezullohet puna në Qafë Thanë, 20 kamionë të bllokuar

Një problem në sistemin kompjuterik të palës maqedonase ka bllokuar që prej ditës së djeshme punën në doganën e Qafë Thanës.

Sipas informacioneve më të fundit rreth 20 kamionë janë bllokuar në tokën neutral pasi nuk mund të bëjnë zhdoganimin e mallrave pas problemeve në sistemin kompjuterik maqedonas.

Kamionët kryesisht me targa shqiptare por edhe me targa të huaja të cilët kalojnë tranzit përmes Shqipërisë kanë mbetur të bllokuar në atë pjesë e cila cilësohet si zona e gjelbërt.
 

Ndërkohë mësohet se vijon normalisht përpunimi i dokumentave për kalimtarët dhe për mjetet e vogla ndërsa ende nuk dihet se deri kur do të zgjidhet ky problem.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›