Homazhe tek varri i komandantit Adem Jashari

Nga Express më 17 shkurt 2011 në ora 10:51
Për nder të trevjetorit të Pavarësisë së Kosovës, qytetarë të shumë dhe përfaqësues të institucioneve të Kosovës kanë filluar që të bëjnë homazhe pranë varrit të Komandantit Legjendar të UÇK-së, Adem Jashari dhe familjes Jashari në Prekaz.
Nga të parët që kanë bërë homazhe ishte kryetari i Komunës së Skenderajt, Sami Lushaku, pastaj një delegacion i FSK-së i udhëhequr nga ministri në largim i Forcës së Sigurisë, Fehmi Mujota.
Gjatë ditës pritet të bëjnë homazhe edhe presidenti në detyrë, Jakup Krasniqi, kryeministri në largim, Hashim Thaçi dhe përfaqësues të partive politike.
Gjatë ditës, Kuvendi Komunal i Skenderajt do të mbajë një seancë solemne.