Kosove, Thaci:Qeveria e re nispunën të hënën
PRISHTINE- Qeveria e re "Thaci 2" do të nisë punën të hënën e ardhshme, që përkon dhe me datën e konstituimit të Kuvendit të ri të Kosovës. Lajmi është bërë publik nga vetë kryeministri në largim në mbledhjen e fundit të kësaj qeverie.
Ai informoi se gjithashtu se “ishte në përfundim të negociatave me partitë politike partnere.”
“Në përgjegjësinë time si kryeministër dhe mandatar për formimin e qeverisë së re, për mandatin e ri katërvjeçar, të cilin pritet ta fillojmë nga fillimi i javës së ardhshme, pasi që kuvendi i ri me deputetë të rinj do të mblidhet këtë të hënë, dëshiroj të them se tanimë unë jam në përfundim të negociatave me partitë politike partnere, me të cilat do të punojmë shumë në realizimin e Kosovës evropiane e të zhvilluar”, tha Thaçi.
Thaçi tha se Partia Demokratike e Kosovës, bashkë me partnerët në koalicion, ka arritur të krijojë një mazhorancë në Kuvend, që do të garantojë një qeverisje stabile për mandatin e ardhshëm katërvjeçar.
Gjatë mbledhjes Thaci përmendi si prioritete të qeverisë së tij të ardhshme “reformën zgjedhore” si dhe u shpreh i bindur se “dialogu me Beogradin do të përmbyllet me njohjet reciproke ndërmjet dy shteteve”.
I bindur se tashmë ka siguruar mbështetjen e Kuvendit për qeverinë e re, Thaçi tha se po i vazhdon edhe konsultimet me Brukselin për përmbushjen e agjendës evropiane, ku ai veçoi liberalizimin e vizave brenda 15 muajve si dhe dialogun me Beogradin.
Të hënën pritet konstituimi i Kuvendit të ri të Kosovës dhe nëse marrëveshja për koalicion, siç edhe është paralajmëruar, do të nënshkruhet këtë javë, pritet që po të hënën Kuvendi të mblidhet sërish për të zgjedhur qeverinë e re.
(s.g/europaelire/balkanWeb)