E Shtunë, 31 Tetor 2026

Homazhet për Leka Zogun e I, ja rrugët që bllokohen të shtunën

TIRANË- Policia e Tiranës, nëpërmjet një deklarate për mediat, bëri të ditur sot se ka marrë masat e nevojshme lidhur me ceremoninë mortore të pretendentit të Fronit Mbretëror, Leka Zogu I.

Ne deklaratë thuhet se "nga shërbimet e Njësisë Rajonale të Policisë Rrugore më datë 3 Dhjetor, ora 08.00 deri në orën 13.00, do merren masat për bllokimin e trafikut dhe moslejimin e parkimit te mjeteve në segmentin rrugor përgjatë rrugës "Xhorxh W. Bush" nga sheshi "Sulejman Pasha" deri te Bulevardi "Zhan D’Ark", Ura e rrugës së Elbasanit".
Sipas policisë, e cila i referohet një një shkrese të Drejtorisë së Protokollit të Ministrisë së Punëve te Jashtme, bëhet e ditur se më 3 Dhjetor 2011, ora 10.00- 12.00, organizohen homazhe në hollin qëndror të Kuvendit të Shqipërisë dhe zhvillohet ceremonia mortore për vdekjen e Leka Zogu I dhe me pas trupi i tij do të përcillet për në banesën e fundit, duke u nisur nga Kuvendi i Shqiperisë- Bulevardi "Zhan D’Ark" - Bulevardi "Dëshmoret e Kombit"- Sheshi “Skenderbej"- Rruga e Kavajës- Varrezat e Sharrës.

Pretendenti i Fronit Mbreteror, Leka Zogu I, ndërroi jetë dy ditë më parë në spital. Ndërkohë, Qeveria e ka shpallur diten e nesërme Ditë Zie Kombëtare.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›