E Shtunë, 31 Tetor 2026

Homofobia përplas OJF, ja argumentet pro dhe kundër homoseksualëve

Goxhaj: Homofobia, shpikje për të tërhequr miliona euro. Terpo: Shoqërisë shqiptare i duhet më shumë informim

Termi i shumëpërmendur ditët e fundit në vendin tonë si Homofobia, ka shkaktuar reagime mes shoqatave në mbrojtje të të drejtave të njeriut, ku disa prej tyre mendojnë se ky term i përshtat Shqipërisë dhe shqiptarëve, e disa të tjera mendojnë të

kundërtën, madje e shohin si një term të shpikur për qëllime përfitimi monetar. Në lidhje me çështjen tepër të diskutuar kohët e fundit për termin e fenomenit të homofobisë reagimet që ka mundur të sigurojë redaksia e Gazetës SOT janë tepër domethënëse. Edhe pse shoqëria shqiptare është karakterizuar nga ekzistenca e koncepteve mbi baza homofobie, diskriminimi i hapur ose i fshehur i njerëzve mbi bazën e orientimit seksual, mungesa e kulturës dhe informimit të shtetasve për të drejtat e komuniteteve me orientim seksual të ndryshëm, mungesa e tolerancës ndaj anëtarëve të këtyre komuniteteve janë faktorë që tregojnë se shoqëria shqiptare ka nevojë për më shumë informim, sensibilizim dhe respektim më të mirë të drejtave të shtetasve, as më shumë e as më pak këtë e deklarojnë drejtues të shoqatave në mbrojtje të personave që kanë prirje seksuale brenda të njëjtës gjini, të cilët pranojnë se në zyrat e tyre ka pasur ankesa të shumta nga persona të cilët ndihen të përjashtuar në ambientet e tyre të punës, dhe diskriminohen ndaj prirjeve të tyre seksuale. Kështu Genci Terpo ekspert për të drejtat e njeriut, gjithashtu edhe pjesëtar i grupit të juristëve të draftimit të ligjit kundër diskriminimit në RSH, në lidhje me homofobinë ka sqaruar se efekti i një shoqërie konservatore që godet të ndryshmen është shumë i cilësuar në shoqërinë shqiptare. Sipas Terpos ajo çka është e rëndësishme për shoqërinë shqiptare tashmë ka të bëjë me edukimin. Sipas tij organizatat e të drejtave të njeriut, kanë kontribuuar përgjithësisht në informimin qytetar me atë çka transmetohet përmes respektimit dhe mbrojtjes së të drejtave të njeriut. Ndër të tjera Terpo thekson faktin se një aspekt i të drejtave të njeriut është edhe liria seksuale. Pra përgjithësisht mekanizmat që mbrojnë transmetojnë dhe edukojnë shoqërinë me këto të drejta kanë patur tendencën të transmetojnë informacion edhe mbi këtë liri. Nga ana tjetër është ofruar vazhdimisht ndër vite edhe ekspertizë ligjore mbi çështje të ndryshme që kanë të bëjnë me lirinë seksuale por paralelisht edhe për të trajtuar raste të veçanta të diskriminimit të kësaj kategorie personash nga ana e shoqërisë apo institucioneve.


Reagimi
I pyetur në lidhje me çështjen e homofobisë, Altin Goxhaj kreu i mbrojtjes së të drejtave të qytetarëve tha dje për gazetën se pretendimi i shoqatave dhe mediave pro-gay se në Shqipëri situata e gay-ve është shumë e rëndë pasi ka diskriminim shumë të egër, është shumë relative. Është e vërtetë që në Shqipëri gay-t nuk pëlqehen nga publiku dhe nuk preferohen në shoqëri! Po ky është diskriminim por ky lloj diskriminimi nuk sjell para ndaj dhe ndaj është shpikur teoria e dhunës ndaj gay-ve dhe Shqipërisë homofobe që të shtohen dhjetëra miliona euro për luftën kundër diskriminimit, ka sqaruar Goxhaj ndër të tjera. Sipas tij i vetmi rast që bëri bujë në Shqipëri ishte vite më parë kur policia bëri një spastrim të zonës pas Pallatit të Kulturës nga prostitutat gay dhe transeksualë. Por siç u vërtetua më pas denoncimeve të Erion Veliajt dhe të Shoqatave të drejtave të Njeriut, policia nuk kishte ushtruar dhunë por vetëm kishte bërë arrestime në bazë të ligjit shqiptar kundër prostitucionit. Ndër të tjera Goxhaj ka deklaruar se nëse do ti referohemi dhunës sporadike në Shqipëri nuk ka asnjë denoncim dhe krimet e denoncuara të gayve dhe të organizatave të drejtave të njeriut si dhunë ndaj gayve kanë rezultuar si krime pasioni brenda komunitetit të tyre Nëse do ti referohemi diskriminimit në punë, shoqatat e të drejtave të njeriut dhe të gayve flasin në tym pasi nuk kanë të dhëna. Ajo që ata pretendojnë është perceptim i paprovuar pasi unë mendoj (edhe i imi perceptim është) se gay-t janë të punësuar kudo dhe ne njohim shumë prej tyre dhe nuk dimë që të jenë pushuar nga puna, përkundrazi janë në kulmin e karrierës kudo.


Ligji
Ligji në fjalë ndalon diskriminimin për arsye të ndryshme (gjini, racë, fe , ngjyrë, bindje politike, prirje sociale etj )  mes të cilave edhe për shkak të orientimit seksual në një sërë fushash duke përfshirë edukimin, shëndetin, strehimin, punësimin dhe klauzolat e aksesit në shërbimet publike. Natyrisht që raste ankesash ka patur por nuk mund të jap shifra të sakta sepse këto kërkojnë një përpunim statistikor më të përqendruar. 

Genci Terpo: Liritë seksuale kërkojnë trajtim dinjitoz, jo përjashtim
Është ofruar vazhdimisht ndër vite edhe ekspertizë ligjore mbi çështje të ndryshme që kanë të bëjnë me lirinë seksuale por paralelisht edhe për të trajtuar raste të veçanta të diskriminimit të kësaj kategorie personash nga ana e shoqërisë apo institucioneve në RSH. Organizatat e të drejtave të njeriut në Shqipëri po vazhdojnë të punojnë së bashku për trajtimin me dinjitet dhe respektimin e të drejtave të personave me orientim të ndryshëm seksual, duke synuar parandalimin e qëndrimeve përjashtuese ndaj tyre nga ana e shumicës së popullsisë, për të informuar dhe sensibilizuar publikun për të drejtat e  njerëzve me orientim seksual të ndryshëm dhe për të ndërgjegjësuar institucionet shtetërore, shoqërinë dhe familjen për të drejtën e cilido për trajtim me dinjitet dhe jo përjashtim

Altin Goxhaj: Në Ballkan, ka shtete shumë më diskriminues sesa Shqipëria
Në lidhje me pretendimin e shoqatave dhe mediave pro-gay se në Shqipëri situata e gay-ve është shumë e rëndë pasi ka diskriminim shumë të egër, unë këtu dua të bëj një sqarim. Se sa diskriminuese ndaj gay-ve është Shqipëria çështja është shumë relative. Në krahasim me çfarë? Me Holandën apo Serbinë, në krahasim me Suedinë apo me Kroacinë? Të mos harrojmë se jemi vend Ballkanik dhe kemi një traditë kulturore krejt tjetër, ndaj dhe niveli i diskriminimit duhet të krahasohet me vendet e Ballkanit që janë edhe më të përparuara kulturalisht se ne. Pra nëse do të flasim për diskriminim rasti i Kroacisë, Serbisë dhe Malit të Zi është shumë herë më shumë diskriminues se sa ai i Shqipërisë dhe për këtë ka indikator studimor matës. Në rast se do të flasim për dhunën, në Shqipëri gjatë 10 vjetëve të fundit nuk ka raste dhune të organizuara siç ndodh rregullisht në Serbi dhe Kroaci nga banda dhe grupe ekstremiste. Në rast se do të flasim për policinë Shqipëria as që krahasohet me këto vende pasi dhuna policore në këto vende është e dokumentuar aq sa rasti serb është trajtuar nga gjithë media botërore. I vetmi rast që bëri bujë në Shqipëri ishte vite më parë kur policia bëri një spastrim të zonës pas Pallatit të Kulturës nga prostitutat gay dhe transeksualë.

Shqipëria në listën e zezë, numrin më të lartë të pacientëve me 5 lloje hepatiti
Shqipëria listohet në vendet që kanë një numër të lartë të pacientëve të prekur nga hepatitet. Në ditën botërore të luftës ndaj 5 llojeve të hepatiteve, mjekët përcjellin apelin se qytetarët duhet të testohen, pasi hepatiti B, i cili është i rrezikshëm, duke u shoqëruar në më të shumtën e rasteve me shfaqjen e verdhëzës , është shtuar se fundmi në vendin tonë. Studimet tregojnë për një rritje rreth 6% të këtyre hepatiteve. "Prapë ngelemi në shifra që sipas kritereve të OBSH-së ngelet një vend ende mik, prandaj është e nevojshme që të gjitha strukturat, por dhe opinioni publik të jetë i ndërgjegjësuar për këtë lloj sëmundjeje" thotë Arjan Harxhi, mjek infeksionist. "Në vit vijnë rreth 600-700 persona të tillë, nga ana tjetër, me sëmundje kronike të mëlçisë në shërbimin tonë shtrohen çdo vit 400 persona" tha Jovan Basho, shef i shërbimit të gastrohepatikëve. Mjekët thonë se kontingjenti më i rriskuar janë, ata që bëjnë transfuzion të gjakut, të burgosurit, që duhet të testohen por edhe ata që janë narkotike. "Praktikisht popullsi

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›