GNK për Kosovën: Të luftohet korrupsioni dhe të bëhen reforma
të Grupit Ndërkombëtar të Krizave. Drejtori për Ballkanin i GNK në Prishtinë, Marko Prelec, ka thënë se qeveria ka bërë disa ndryshime pozitive, por nuk ka treguar gatishmëri politike për krijimin e sistemit të fuqishëm dhe të pavarur të drejtësisë. Në raport thuhet se kur autoritetet e Serbisë u larguan nga territori në vitin 1999, ata i morën me vete dokumentet dhe pajisjet, duke lënë prapa një sistem të drejtësisë të shkatërruar nga një histori e diskriminimit dhe lidhjeve me Sllobodan Millosheviqin. Përmirësime janë bërë nën misionin e Kombeve të Bashkuara në Kosovë, por tranzicioni në vetëqeverisje nuk ishte i lehtë, derisa UNMIK ka dështuar të kultivojë shërbyes të lartë civilë, të nevojshëm për sigurimin e policisë dhe drejtësisë efektive. Pothuajse asnjëri, me të cilin folëm në terren, nuk ndjen se qeveria aktuale e Kosovës e mbështet sundimin e ligjit, ka thënë Sabine Frejzer, drejtoreshë për Evropën në GNK. Sipas saj, disa mendojnë se mosgatishmëria e qeverisë për tu marrë me korrupsionin, tregon për armiqësinë e saj ndaj investimeve të jashtme. Frejzer thekson se edhe nëse ky është vetëm perceptim, Kosova nuk mund të presë më tepër për të siguruar sundim të ligjit, nëse synon të ketë të ardhme të suksesshme ekonomike dhe politike.
Last Updated on E Merkure, 19 Maj 2010 21:14