E Shtunë, 31 Tetor 2026

Homoseksuali tenton vetëvrasjen nga xhelozia

Prej një muajsh jetonte në një shtëpi me qera, ku ishte njohur dhe dashuruar me një emigrant që jetonte në Gjermani

Policia eviton vetëflijimin e 22- vjeçarit nga Prizreni

Një histori dashurie mes një çifti homoseksualësh, mund të kishte përfunduar në mënyrë tragjike nëse efektivët e Policisë së Komisariatit nr.3, nuk do të kishin ndërhyrë me shpejtësi për të shmangur vetëvrasjen e njërit nga pjesëtarët e çiftit, i cili kishte prerë damarët e krahut të majtë për motive xhelozie ndaj të dashurit të tij.


Ngjarja ndodhi të dielën në mbrëmje rreth orës 19:30, në rrugën "Jordan Misja", pranë ish- uzinës "Dinamo", kur çifti i djemve të dashuruar me njëri- tjetrin, ndodheshin në shtëpinë e tyre të marrë me qera në katin e gjashtë të një pallati aty pranë. Prej dy muajsh djaloshi H. Hasani, 22 vjeç, nga Prizreni, banonte në këtë pallat, bashkë me të dashurin e tij, A. R, nga Tirana, por me shtetësi dhe leje qëndrimi gjermane.


Prizenaliu, mësohet se kishte ardhur në Tiranë me shpresën për të gjetur një vend në fakultetin Juridik me qëllim nisjen e studimeve Universitare, ndërsa ishte njohur me mikun e tij që tashmë ishte i dashuri i tij. Për dy muaj me radhë, historia e dashurisë, shqiptarit nga Prizreni i Kosovës, dhe shqiptarit nga Tirana me banim në Gjermani, thuajse çdo ditë e më tepër forcohej dhe të dy ata duheshin edhe më tepër.


Xhelozia

Mbrëmjen të dielës, të dy të dashuarit, kishin pirë nga një gotë konjak në lokalin pranë pallatit të tyre dhe s'dihet se për se mes tyre nisi një debat, që u ndez akoma më tepër kur 22- vjeçari nga Prizreni, i ka shfaqur ndjenjën e tij të xhelozisë të dashurit shqiptar.


Sipas burimeve të policisë, kosovari dyshonte se i dashuri i tij nga Tirana, kishte krijuar një lidhje tjetër dashurie, duke mos u interesuar shumë për të. Kjo situatë ndezi debatin mes tyre deri sa 22- vjeçari nga Prizreni, u largua në drejtim të banesës së tyre. Pas pak minutash, djaloshi nga Prizreni me orientim homoseksual, e mori në telefon të dashurin e tij, duke i pohuar se do vriste veten.


Ai theu një copë xhami dhe preu damarët e dorës së djathtë në mesin e krahut, duke shkaktuar panik tek i dashuri i tij Tiranas. Ky menjëherë lajmëroi policinë ndërsa më pas u ngjit në katin e gjashtë të pallatit ku banonin dhe aty ka vënë re se 22- vjeçari ishte i gjakosur.
Vetëm pak momente më vonë, mbërritën grupet e policisë së komisariatit nr.3, të cilët i dhanë ndihmën e parë, të dëmtuarit.


Në vendin e ngjarjes ekspertët kriminalistë kryen veprimet e nevojshme, ndërsa në ambientet e policisë së komisariatit nr.3, blutë shoqëruan të vetëplagosurin, H. Hasani, si dhe të dashurin e tij emri i të cilit nuk bëhet i ditur nga policia. Gjatë marrjes së deklarimeve, i vetëplagosuri pranoi se kishte tentuar të vetëvritej për shkak të gjendjes jo të mirë shpirtërore që po kalonte, pasi dyshonte në tradhtinë e të dashuri të tij.


Pas marrjes së deklarimeve dhe sqarimit të ngjarjes, blutë plotësuan kuadrin e hetimit, ndërsa dje ata dërguan dosjen hetimore në prokurorinë e Tiranës, për të ndjekur më tej hetimet. Nga veprimet e kryera nga specialistët e hetimit të krimit të komisariatit nr.3, është konkluduar se shkak për ngjarjen ishte bërë..................................


I vetëplagosuri: Nuk e mendova gjatë veprimin


H. Hasani, 22 vjeçari nga Kosova, i pyetur dje nga gazeta "Shekulli", në lidhje me ngjarjen e ndodhur në banesën e marrë me qera bashkë me shokun, e tij, pohoi se nuk kishte dëshirë të fliste për shkakun e ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e të dielës. "Unë i kam dhënë deklaratën time policisë, në lidhje me ngjarjen dhe nuk dua të zgjatem më tej në këtë histori,- deklaroi i vetëplagosuri.


Ai nuk pranoi të jepte shkaqet apo motivet e tentativës së tij për vetëvrasje, ndërsa u mjaftua me justifikimin se ashtu e kishte menduar për momentin. "Ashtu më tha mendja dhe ashtu veprova. Unë e kam sqaruar policinë për këtë problem dhe s'kam për se të flas edhe me ju,- përfundoi i riu kosovar.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›