E Diel, 1 Nëntor 2026

Honduras, një njeri i armatosur hap zjarr në një autobuz

Një njeri i armatosur hapi zjarr në një minibus në Honduras, duke shkaktuar vdekjen e shtatë personave, deklaruan gjatë mëngjesit burimet e policisë.

Numri një i forcave të rendit në vend, Cesar Rosales, informoi se gra dhe fëmijë janë midis të vdekurve, ndërsa bilanci tragjik mund të shtohet pasi disa persona të tjerë janë të plagosur rëndë.

Autobuzi ishte duke udhëtuar midis qyteteve të Katakamas dhe Jutikalpës, në zonën qëndrore të vendit. Hondurasi ka një prej mesatareve më të larta të kriminalitetit në botë, me shumë vrasje që i atribuohen një grupi të krimit të organizuar të quajtur Maras.

Ende nuk bëhen të ditur arsyet që mund të kenë çuar në këtë masakër, por sipas shtypit hondurez, policia është duke hetuar lidhje me trafikun e drogës. Dyshohet se njëri prej udhëtarëve ishte në shënjestrën e mafias.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›