E Shtunë, 31 Tetor 2026

Presidenti i Kinës Hu Jintao vizitë në SHBA

Presidenti i Kinës Hu Jintao do të ndërmarrë një vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në datat 18-21 janar, konfirmoi mëngjesin e sotëm Ministria e Jashtme Kineze.

Zëdhënësi i këtij institucioni, Hong Lei, nuk dha informacione të mëtejshme, por situata e krijuar në gadishullin Korean pritet të jetë një prej temave kryesore të bisedimeve.

Lajmërimi i Pekinit vjen një ditë pasi kryediplomati amerikan, Stephen Bosworth përfundoi një raund dyditor bisedimesh me Pekinin. Uashintoni ka ushtruar presion mbi Kinën që të shtyjë Korenë e Veriut të ndërmarrë hapa drejt çmilitarizimit dhe përmirësimit të marrëdhënieve me fqinjët e jugut.

Administrata Obama pritet të kërkojë prej presidentit kinez edhe forcimin e monedhës juan, në një tentativë për të shtrenjtuar eksportet kineze apo ngushtimin e diferencës tregtare midis dy ekonomive më të mëdha në botë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›