E Shtunë, 31 Tetor 2026

Indi, krahina Telangana kërkon pavarësi

Një grevë e përgjithshme në favor të krijimit të një shteti të ri brenda Indisë është duke u zhvilluar sot, në krahinën e quajtut Telangana, informoi  BBC.

Zona ndodhet në jugun e vendit, brenda shtetit të Andhra Pradeshit. Të gjitha shkollat fillore, të mesme dhe universitetet janë mbyllur si pasojë e protestës, në provincën me 35 milion banorë.

Lëvizja vjen pas një raporti zyrtar, në të cilin u jepen banorëve gjashtë zgjedhje, duke nisur nga më shumë të drejta, tek autonomia e zgjeruar dhe pavarësia e plotë.

Thirrjeve për qetësi nuk janë pranuar nga partia që udhëheq kërkesën për pavarësi, e cila refuzoi të pranonte raportin. Sipas një samiti lokal, raporti nuk ishte në gjendje të ofronte një opsion të pranueshëm.

Vendimin përfundimar duhet ta marrë parlamenti Indian, së bashku me Asamblenë Shtetërore, ndërkohë që në Andhra Pradesh është paralajmëruar përshkallëzimi i protestave.

Krahina e Telenganës, ku përfshihet edhe qyteti kryesor i Hiderabadit është njëra prej më të varfërave në vend dhe kërkon prej më shumë se 50 vjetësh pavarësinë e plotë nga autoriteti i Nju Delhit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›