E Shtunë, 31 Tetor 2026

Honduras njeh Kosoven pas vizites se Metes

Shteti amerikano-qendror i Hondurasit beri te ditur dje vendimin per te njohur Kosoven. Vendimi iu njoftua ne mesdite ministrit te Jashtem kosovar Skender Hyseni. Zyra per shtyp e diplomacise se Prishtines theksoi se ministri Hyseni dhe ministri i Jashtem i Hondurasit Canahuati gjate nje bisede te gjate dhe te perzemert telefonike u pajtuan gjithashtu qe menjehere te fillojne procedurat per vendosjen e marredhenieve diplomatike midis dy vendeve. Hondurasi eshte vendi i 70-te dhe i pari pas Opinionit Keshillimor te GJND-se qe njeh shtetin e ri te Kosoves. Ky vendim vjen menjehere pas vizites zyrtare qe Meta zhvilloi ne Honduras ku ai mori garanci per ndermarrjen e ketij hapi te rendesishem nga Presidenti i Republikes Porfirio Lobo Sosa dhe nga ministri i Puneve te Jashtme Mario Canahuati. Gjate bisedimeve z. Meta e njohu Presidentin Lobo me zhvillimet e fundit ne rajon ne vecanti me realitetin e ri pas opinionit te GJND-se. Nga ana e tij Presidenti Lobo e siguroi Zv.kryeministrin Meta se Hondurasi eshte duke e qartesuar qendrimin e tij lidhur me kete ceshtje duke shtuar se rasti i Kosoves eshte unik dhe se vendi i tij e ka ndjekur kete ceshtje me kujdes te vecante thuhet ne nje njoftim te Ministrise se Jashtme shqiptare.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›