E Shtunë, 31 Tetor 2026

KLSH Qeveria 12 milione USD abuzime

Raporti i publikuar nga Kontrolli i Larte i Shtetit ben me dije se jane zbuluar parregullsi dhe shkelje financiare ne te ardhurat dhe ne shpenzimet e kryera nga institucionet me nje dem efektiv prej 1. 2 miliarde lekesh. Demi efektiv i perket veprimtarise ekonomiko-financiare per periudhen kohore 2007-2009 dhe 3-mujorit te pare te vitit 2010. Nga vlera totale e demit referuar raportit te KLSH-se shkeljet me te medha jane konstatuar ne fushen e tatimtaksave me nje vlere 3.5 milione dollare. Nga keto pjesa me e madhe i perket drejtorive rajonale te tatimeve ne Shkoder Gjirokaster Kukes dhe Diber. Pergjithesisht shkeljet ne keto drejtori jane evidentuar ne detyrime tatimore dhe penalitete per tatimfitimin e per t.v.sh. si dhe mosaplikim te gjobave per mosdorezimin ne afat te bilancit financiar. Fusha e dyte ku shkeljet e konstatuara jane te nje vlere te madhe eshte ajo e doganave. Sipas raportit te KLSH-se shkeljet shkojne ne nje vlere 3.2 milione dollare dhe kane lindur si efekt i detyrimeve doganore te papaguara ne zhdoganimet e disa artikujve te ndryshem perfshire detyrimet doganore te papaguara ne zhdoganimin e autoveturave. Shitja dhe dhenia me qira e pasurise shteterore eshte nje tjeter fushe ku KLSH ka hasur shkelje me nje dem ne vleren 1.5 milione dollare. Vlera me e madhe i takon shkeljeve te Drejtorise se Politikave te Pyjeve dhe Kullotave ne kryeqytet me nje dem prej 1.2 milione dollare si rezultat i tarifave te papaguara nga subjekte private per perdorimin e siperfaqeve pyjore per karriera aktivitete prodhuese tregtare. Kategorine e katert per shkeljet e ze fusha e prokurimeve publike ne te cilen sipas KLSH-se jane hasur 1.2 milione dollare deme. Vleren me te madhe te shkeljeve e zene Drejtoria e Pergjithshme e Hekurudhave Durres Ministria e Arsimit dhe Shkences Komuna Kasharr apo Ministria e Mbrojtjes e me radhe plot 31 subjekte qe kane kryer kete dem ne vlerat perkatese per secilen. Shkelje te tjera jane hasur edhe ne fushen e shpenzimeve operative apo ne ate te sistemit te pagave. Parregullsite tek pagat kufizohen ne pagesen e punonjesve ne kundershtim me ligjin ne paga te dhena teper kontribute te sigurimeve shoqerore te perfshira gabimisht ne shpenzime te drejtperdrejta. KLSH nxjerr ne pah se edhe fusha e shperblimeve eshte keqmenaxhuar nga institucione te ndryshme shteterore duke perfituar shperblime me teper se fondi i vecante apo shperblime te perfituara ne menyre te padrejte. Demeve te mesiperme i shtohet dhe ai i zerit Te tjera qe shkon ne vleren e 2.2 milione dollareve. Nderkaq Kontrolli i Larte i Shtetit ka rekomanduar zhdemtim te demit ne masen 100 per qind te tij jane propozuar per shqyrtim 541 masa administrative dhe jane bere kallezime penale per 8 persona.

Nertila Maho

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›