E Diel, 1 Nëntor 2026

Nigeria, jo njohjes së pavarësisë së Kosovës

Presidenti nigerian Umaru Yar'Adua i ka garantuar presidentit serb Boris Tadiç, se Nigeria nuk do të njohë pavarësinë e Kosovës. Ai ka thënë se vendimi për të mos e njohur pavarësinë e Kosovës vjen si rezultat i përvojës historike të Nigerisë me luftën civile nga viti 1967 deri më 1970, kur ky vend luftoi për ta ruajtur integritetin territorial. "Që nga përfundimi i luftës civile, Nigeria ndjek politikat e komb-ndërtimit dhe strategjitë për forcimin e shteteve heterogjene dhe gjithëpërfshirëse", ka thënë Yar'Adua. Nigeria dhe Serbia kanë shprehur interesim për forcimin e marrëdhënieve, gjatë samitit të Shteteve të painkuadruara

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›