E Shtunë, 31 Tetor 2026

Honduras, rrëzohet avioni i kokainës

Rrëzohet në veri të Hondurasit një avion i cili besohet se transportonte të paktën 500 kg kokainë. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e së martës por lajmi është bërë public gjatë orëve te fundit. Nga përplasja ka humbur jetën një anëtar i ekuipazhit, bënë të ditur autoritetet e Hondurasit. Në qytetin e El Negrito, autoritetet mundën të rekuperonin disa pjesë të avionit, trupin e viktimës i cili besohet se mund të jetë piloti dhe rreth 100 kg lëndë narkotike të llojit kokainë. Pjesa tjeter e mjetit fluturues u shkrumbua nga flakët e zjarrit. Sipas autoriteteve mendohet se avioni transportonte shumë më tepër kokainë por sasia që nuk u gjet nga forcat e ndihmës së shpejtë, u shkatërrua kur avionic u përfshi nga zjarri. Një oficer i policisë i identifikuar me nickname-in 'Duarte' tha një stacion radiofonik se avioni u rrëzua pas një operacioni ndjekjeje ku merrnin pjesë helikopterë të departamentit amerikan te luftës kundër drogës. Megjithatë kjo nuk ështe konfirmuar nga autoritetet, të cilët thanë se bëhet fjalë për një aksident. Ndërkohë tre ton kokainë u sekuestruan në një anije peshkimi me flamur të hondurasit. Shtatë anëtarë të ekuipazhit të saj u arrestuan në ujërat e Karaibeve gjatë një operacioni të koordinuar ndërmjet rojes bregdetare amerikane dhe forcave detare te hondurasit. Honduras, Amerika Qendrore dhe rajoni Karibian janë rrugë të rëndësishme të kontrabandës së kokainës për kolumbainët dhe kartelet meksikane

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›