E Diel, 1 Nëntor 2026

Honduras, shpërthen zjarri në burg, mbi 100 të vdekur

HONDURAS-Një zjarr ka shpërthyer në një burg të Hondurasit dhe sipas raportimeve paraprake, rreth 100 persona kanë mbetur të vdekur.

Sipas punonjësve të zjarrfikësve, disa prej viktimave u dogjën të gjalle ndërsa të tjerët u asfiksuan. Disa prej te burgosurve arriten të shpëtojne duke u ngjitur në tarracë e me pas duke u hedhur nga ndërtesa.
Shumë të plagosur u dërguan me urgjencë në spital bënë të ditur autoritetet për televizionet spanjolle.
Shkaku i zjarrit nuk është bërë ende i ditur, por dyshohet se përpara incidentit të ketë pasur përleshje në burg.

(d.b/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›