E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama: Shqipëria digjet nën borë, Berisha shpik mësimin e kinezces

TIRANE-Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama ka ironizuar sot në Twitter deklaratën e kryeministrit Sali Berisha për mësimin e 2 gjuhëve të huaja që në sistemin parauniversitar.
Sipas kryesocialistit, këto deklarata nga kryeministri bëhen për të shpërqëndruar vëmendjen nga situata e rëndë që ka pushtuar veriun e vendit nga bora.
“Të mësojmë kinezce për të shpëtuar! Shpikja e sotme e KM gjatë krehjes para tv teksa Shqipëria digjet nën dëborë”.

Rama sot ndodhet në Librazhd së bashku me kryetarë socialistë për të ndihmuar në cuarjen e ndihmave në zonat e izoluara nga bora.
Rama njoftoi sot në Twitter se nesër do të vijojë udhëtimin në veri me të tjetër kryebashkiakë për të dërguar ndihmat që ps ka mbledhur për banorët e prekur nga fatkeqësia natyrore.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›