Referendumi i serbëve, MPJ: I paligjshëm dhe pa efekte politike
TIRANE - Ministria shqiptare e Punëve të Jashtme bëri të ditur se po ndjek me vëmendje zhvillimet në veri të Kosovës dhe shprehu shqetësim për mbajtjen e një referendumi, të organizuar nga strukturat paralele serbe.
Këshilltarja për mediat në MPJ, Eva Kushova deklaroi se “ky referendum nuk i shërben aspak interesit të komuniteteve etnike për t’u integruar plotësisht në jetën sociale, ekonomike e politike të shoqërisë së Republikës së Kosovës.”
“Mbajtja e këtij referendumi nuk i shërben as klimës së dialogut Kosovë-Serbi, një proces i domosdoshëm për të zgjidhur çështje të rëndësishme për qytetarët e Kosovës e Serbisë, dhe tregues cilësor i maturisë së tyre në procesin e integrimit Evropian.”- vijoi më tej Kushova.
(er.nu/BalkanWeb)